Shqipëria ndryshon Ligjin për Lojrat e Fatit

Në datën 25 Tetor 2018 qeveria shqiptare aprovoi ndryshimin e ligjit për lojrat e fatit i cili është efektiv nga 01 Janar 2019. Ndryshimet do kenë nje ndikim të rëndësishëm në industrinë e lojrave të fatit, punëdhënësi i dytë më i madh në Shqipëri, pas sektorit të energjisë.

Bastet sportive dhe bastet për gara në pistë do mbyllen në datën 31 dhjetor 2018 dhe do jenë të lejueshme vetëm online. Aktivitete e vetme që do lejohen përfshijnë lojrat e fatit në kazinotë e resorteve/hotele të mëdha dhe jashtë zonave të banuara, lojrat bingo në television dhe llotaria kombëtare.

Për më shumë është publikuar një vendim që pezullon aktivitetin Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojrave te Fatit, per tu ristrukturuar.

Ligji i ri pritet të ndikojë të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat dhe punësimi. Qeveria i konsideron këto efekte të parëndësishme krahasuar me efektet shoqërore negative të kumarit dhe riskut të lartë për pastrimin e parave.

Qarkullimi industrisë së lojrave të fatit vitin e kaluar ishte rreth 130 Milion Euro, një shumë që nuk duhet të merret kaq shumë per bazë duke qenë se Autoriteti Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit ka vlerësuar që të ardhurat e deklaruara nga ky sektor janë më pak se gjysma e të ardhurave reale, krahasuar me ato të padeklaruara. Ndikimi në të ardhurat e buxhetit të shtetit do këtë një ulje e të ardhurave nga taksa mbi lojrat e fatit që është vlerësuar rreth 40 milion Euro.

Bastet sportive u bënë një fenomen i padiskutueshëm në vitet e fundit. Vlerësohet që Shipëria – Shtet me 2.8 Milion banorë – ka më shumë se 4000 pika bastesh sportive në të gjithe vendin. Përhapja e industrisë së kumarit në zonat urbane pati efektet negative ne familjet shqiptare dhe shkaktoi probleme në familjet me të ardhura të pakta.


Lorina Pirgu, Eurofast Albania
Direct tel: + 355 69 40 96 400
Email: lorina.pirgu@eurofast.eu


Please read our DISCLAIMER

Related posts: