Shqipëria ndryshon ligjin mbi të Ardhurat; prezanton iniciativat për turizimin

Këshilli i Ministrave propozoi projektligjin në Parlamentin Shqiptar i cili prezanton disa ndryshime në tatimin mbi të ardhurat. Ky projektligj u aprovua nga Parlamenti në datën 09 Korrik 2018.

Ndryshimet e ligjit prekin tatimin mbi të ardhurat për disa sektorë të ekonomisë: fermerët e përfshirë në shoqerite e bashkëpunimit bujqësor, bizneset qe operojnë në fushën e agroturizimit, industritë e ndërtimit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme gjithashtu dhe kompanitë e lojrave të fatit.

Aktualisht në Shqipëri tatimi mbi të ardhurat pagohet në tre shkallë të ndryshme tatimore bazuar në tre grupe të ndryshme. Për biznese me qarkullim vjetor deri në 5 Milion lekë tatimi është 0 %. Për biznese me qarkullim mbi 5 Milion deri 8 Milion Lekë tatimi është 5%. Për biznese me qarkullim mbi 8 Milion Lekë tatimi është 15%. Keto ndarje jane ndryshuar me ligjin e ri.

Iniciativat për ndërmarrjet e agroturizimit

Ekonomia shqiptare varet shume nga sektori agroturizmit. Objektivat e qeverisë shqiptare janë të rrisin bashkpunimin e pronarëve të vegjël të tokave, duke krijuar bashkpunime agrikulturore. Rritja e bashkpunimit të fermerëve kërkon iniciativa stimuluese ja pse ligji i rishikuar vendos një taksë të reduktuar nga 15% në 5%. Zvogëlimi i përqindjes së taksës aplikohet në ndërmarrjet e agroturizimit. Qëllimi është promovimi i krijimit dhe zhvillimi i këtyre lloj ndërmarrjeve që pritet të ofrojnë akomodim, ushqim, pushim, argëtim dhe aktivitete të tjera të fermës agrikulturore. Është e nevojshme për këto kategori biznesesh të licensohen bazuar në kriteret ligjore. Kjo është nje masë e perkohshme, e aplikueshme për 10 vjet.

Zgjerimi i kufirit të tatimit

Nga Prill 2018 është aplikuar ulja e kufirit për regjistrimin e TVSH. Me qellim për te ulur impaktin për këtë ndryshim, Këshilli i Ministrave ka propozuar rritjen e kufirit më të lartë të taksës(që paguajnë tatim fitim 15%) nga 8 Mil në 14 Mil (106.000 Eur). Efektivisht kjo zgjeron kategorinë e mesit që paguan 5 %, që aplikohet për biznese me qarkullim vjetor 5 Milon – 14 Milion.

Taksa mbi të ardhurat nga lojrat e fatit

Ligji i rishikuar ndryshoi dhe tatimin mbi lojrat e fatit. Shkallla 15% do aplikohet mbi të gjitha kategoritë e lojrave të fatit, në të ardhurat bruto që është e barabartë më shumën totale te luajtuar, pas zbritjes së shumes se fituar nga lojtarët.

Ndryshimet e tatimit mbi të ardhurat do te jenë të aplikueshme nga 1 janar 2019. Ligji ka disa ndryshime qe qeveria shqiptare dhe parlamenti kane bërë për këtë vit fiskal. Ligji parashikon që qeveria shqiptare dhe Parlamenti me një ulje të konsiderueshme të tatimit mbi të ardhurat nga 15% në 5% për një numër të madh kompanish, do sjelli një impakt pozitiv në performancën e përgjithshme të ekonomisë, dhe vecanërisht në sektorë specifik që janë ndryshuar me ligj.


Dorina Asllani Ndreka,
T. + 355 (0) 42 248 548
E. tirana@eurofast.eu


Please read our DISCLAIMER

Related posts: