Shqipëria aprovon ligjin e faljes për detyrimet tatimore dhe doganore të papaguara

Me anë te ligjit nr.33/2017, i aprovuar në datën  21 prill 2017 dhe i cili hyri në fuqi më 07 maj 2017, parlamenti shqipëtar lehtësoi bizneset nga detyrimet e vjetra tatimore dhe doganore të papaguara. Ligji fshin plotësisht taksat dhe detyrimet doganore përpara vitit 2010, pavarësisht llojit dhe origjinës së tyre, qofshin detyrime apo gjoba. Për periudhën midis 01 Janar 2011 dhe 31 Dhjetor 2014, ligji jep mundesinë  e fshirjes së gjobave dhe interesave nga sistemi. Ligji u hartua nëpërmjet konsultimeve me FMN dhe biznesin shqipëtar. Qëllimi ligjit është që të formalizojë aktivitetin e sipërmarrësve dhe të rrisë të ardhurat e buxhetit të Shtetit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, pjesa më e madhe e këtyre taksave dhe detyrimeve doganore ishin shumë të vjetra dhe mundësia që të paguheshin ishte  pothuajse zero. Nga ana tjetër këto detyrime vështirësonin aktivitetin e biznesit dhe marrëdhënien e tyre me autoritetet e taksave dhe doganave.

Ligji i jep të drejtën autoriteteve lokale dhe qendrore, që të fshijnë taksat dhe detyrimet doganore, duke përfshirë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, përpara periudhës Dhjetor 2010, që rezultojnë në emrin e një biznesi. Për periudhën midis 01.01.2011 dhe 31.12.2014, doganat dhe autoritetet tatimore do të fshijnë vetëm gjobat dhe interesat, nëqoftëse tatimpaguesit paguajnë detyrimin përkatës deri në datën 31.12.2017.

Ligji mundëson faljen e disa detyrimeve tatimore dhe doganore pa pasur rendësi periudha kur janë vendosur. Kjo përfshin:

  • – Tatimet e subjekteve të çregjistruar;
  • – Gjobat administrative të përllogaritura automatikisht nga sistemi për deklarimet e vonuara sipas nenit 113 te ligjit “ Per procedurat tatimore ne Shqipëri”.
  • – Gjobat administrative për dorezim me vonesë të pasqyrave financiare të përllogaritura deri më 31.12.2016.
  • – Gjoba administrative për deklarim me vonesë, me kusht që deklarimi të jetë bërë deri më 30.06.2017.
  • – Gjobat administrative për kompanitë e autorizuara, sipas nenit 123 të Ligjit “Për procedurat tatimore në Shqipëri”, të evidentuara nëpërmjet një Akti-konstatimi.
  • – Gjobat administrative bazuar në parashikimet e ligjit nr. 99/2015, i cili është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese Shqiptare.
  • – Detyrimet të papaguara të krijuara nga 01.01.2011 dhe 31.12.2013, për kompanitë tregëtare, që operojnë në sektorin elektro-energjitik dhe të ofrimit të ujit, që janë 100% me kapital shtetëror
  • – Efektet tatimore për detyrime të papaguara të regjistruara ose jo, apo në proces kontrolli, si pasojë e lëshimit jo brenda së njëjtës periudhë tatimore me kryerjen e furnizimit, të dokumentit që vërteton përjashtimin nga TVSH, ose si pasojë e moslëshimit të këtij vërtetimi, me kusht që në çdo rast aplikimi pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore të jetë bërë deri më 31.12.2014.
  • – Gjobat dhe interesat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për agri-kulturën, të vetëpunësuarit, për periudhën midis 01.01.2011 dhe 31.12.2016 me kushtin që detyrimet përkatëse të jenë paguar brenda dates 31.12.2017.

Ligji jep mundësinë e kompensimit të detyrimeve tatimore me gjendjen kreditore të TVSH-së.

Në qoftëse ndonjë nga subjektet përfituese ka dorëzuar padi administrative apo juridike, ata do të përfitojnë nga parashikimi i ligjit vetëm nëse e tërheqin akt-padinë.

Për më tepër, ligji jep mundesinë për 140,000 pronarë automjetesh të përfitojnë plotësisht apo pjesërisht nga fshirja taksave të papaguara. Dy janë kategoritë përfituese. E para përfshin pronarët e automjeteve, që midis vitit 2000 dhe vitit 2011, nuk kanë paguar ndonjë taksë për automjetin e tyre dhe që duan ta nxjerrin mjetin nga qarkullimi. Ata do të përfitojnë nga fshirja e të gjithë detyrimeve, me kushtin që të bëjnë një kërkesë brenda 6 muajve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Në rastin kur pronari nuk do ta nxjerrë automjetin nga qarkullimi, ata duhet të paguajnë vetëm detyrimin e taksës. Pronarët e automjeteve që kanë detyrime dhe gjoba pas periudhes janar 2012 do të përfitojnë nga fshirja e gjobave vetëm n.q.s paguajnë detyrimin e taksës.

Ligji ka hyrë në fuqi dhe do t’i shtrijë efektet e tij deri në fund të vitit 2017.

Ligji nr.33/2017 nuk aplikohet për subjektet fizike apo juridike, kundrejt të cilëve ka një vendim gjykate për vepra penale lidhur me detyrimet tatimore dhe doganore. Ligji fokusohet në dy periudha detyrimesh tatimore dhe doganore, atë midis vitit 2000 dhe 2010 (ku detyrimet fshihen pa patur rëndësi lloji i detyrimit) dhe për një periudhë të mëvonëshme midis vitit 2011 dhe 2014, për të cilën vetëm gjobat doganore dhe tatimore do fshihen, pasi te paguhen detyrimet.

Kompanitë tregëtare dhe personat fizikë në Shqipëri duhet të bëjnë pagesat e nevojshme brenda periudhës së përcaktuar për të përfituar nga ligji.

Drilona Likaj
Eurofast Tirana Office
E. drilona.likaj@eurofast.eu
T. + 355 (0) 42 248 548

Please read our DISCLAIMER

Related posts: