Hyn në fuqi Marrëveshja për Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Gjatë vizitës në Shqipëri të Ministrit të Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tetor 2015, dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Mbrojtjen e Investimeve. Kjo marrëveshje u botua në Fletoren Zyrtare në Shqipëri në dhjetor 2015. Neni 20 i marrëveshjes parashikon që hyrja në fuqi do të kryhet në përputhje me dispozitat e brendshme kushtetuese të secilës palë. Kjo marrëveshje hyri në fuqi 17 shkurt 2017 dhe do të jetë e vlefshme për një periudhë 10 vjeccare. Pas 10 vitesh marrëveshja do t’i vazhdojë efektet e saj vetëm në rast se nuk kërkohet me shkrim përfundimi i saj nga ndonjëra prej palëve.

Objektivi kryesor i marrëveshjes është sigurimi i garancive për investimet nga të dyja palët me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik.

MMI do të zbatohet mbi të gjitha investimet e kryera nga investitorët e secilës palë kontraktuese në territorin e palës tjetër kontraktuese, duke garantuar mbrojtje dhe siguri të plotë, në përputhje me parashikimet e legjislacionit të brendshëm të vendit kontraktor pritës.

Detyrimet qe rrjedhin prej MMI-së janë të lidhura kryesisht me politikat e brendshme të përgjithshme dhe me krijimin e një klime biznesi favorizuese.

Kjo marrëveshje përmban tre elementët thelbësorë të MMI-së:

  • – Mos diskriminimi i investitorëve të shteteve kontraktorë krahasuar me investitorët kombëtarë, apo me investitorë të huaj;
  • – Mbrojtjen e investitorëve nga trajtimi i padrejtë dhe veprime që vijnë në kundërshtim me legjislacionin e brendshëm apo normat juridike ndërkombëtare;
  • – Zgjidhja e mosmarrëveshje nëpërmjet gjykatave të brendshme, apo ccdo forumi arbitrazhi ndërkombëtar.

Investimet e investitorëve të palës tjetër nuk do të shtetëzohen, shpronësohen, ose të zhvishen nga posedimi, nga sheti palë pritës, me përjashtim të rasteve kur ekzistojnë arsye publike dhe kundrejt një shpërblimi të shpejtë dhe të mjaftueshëm, me kusht që këto masa të mos merren mbi bazë diskriminuese dhe të jenë në përputhje me procedurat ligjore të vendit. Marrëveshja përcakton gjithashtu edhe mënyrën se si përcaktohet një kompensim i drejtë.

Marrëveshja detyron shtetet palë që të lejojnë investitorët e shtetit tjetër palë që të transferojnë ccdo lloj pagese që rrjedh prej investimeve brenda territorit dhe jashtë tij.

Transferimi i pagesave të siguruara nga marrëveshja: kapitali i investimit, pagesat kontraktore, të ardhurat nga shitja, pagesat e kompensimit, etj..

Në rast se mosmarrëveshja ndërmjet shteteve palë dhe një prej investitorëve të shtetit tjetër palë, nuk zgjidhet miqësisht, investitori ka të drejtë që të paraqesë një kërkesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes përpara:

  • Gjykata kompetente ose gjykata administrative e shtetit palë kontraktore;
  • Arbitrazhin e themeluar sipas rregullave të arbitrazhit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtën Ndërkombëtare, Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve;
  • Çdo forum tjetër pajtimi apo arbitrazhi të pranuar nga investitori dhe nga pala kontraktore në mosmarrëveshje.

Pavarësisht se kush është organi vendimmarrës, institucion gjyqësor, arbitrazhi apo pajtimi, vendimi do të jetë i detyrueshëm dhe nuk do t’i nënshtrohet apelimit. Vendimi do të jetë zbatohet pa vonesa nga palët kontraktore në përputhje me legjislacionin vendas të shtetit pritës lidhur me zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

Në rast se mosmarrëveshja ndërmjet palëve kontraktore nuk mund të zgjidhet nëpërmjet konsultimeve apo kanaleve diplomatike, palët do të krijojnë një formu arbitrazhi të përbërë nga tre anëtarë: një anëtar i emëruar nga secila prej palëve dhe anëtari i tretë do të emërohet nga një shtet i tretë, i cili do të vendoset nga të dyja palët.

Marrëveshja për Mbrojtjen e Investimeve midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është një hap i rëndësishëm në drejtim të rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja garanton riatdhesimin e të ardhurave, transferimin e lirë të investimeve sipas normave të këmbimit, trajtim i drejtë dhe i barabartë, shkëmbim informacioni, inisiativa për programe ekonomike, organizimi i aktiviteteve promocionale, etj.. Të dyja palët angazhohet që të mos pengojnë në asnjë formë nëpërmjet masave arbitrare apo diskriminuese, administrimin, mbajtjen, përdorimin apo disponimin e investimeve.

Investimet e huaja do të rregullohen sipas legjislacionit vendas që është në fuqi në territorin e shtetit palë kontraktor. Investitorët e secilës palë do të kenë të drejtën e aksesit në gjykatë, agjenci publike, gjykatave administrative dhe ccdo institucion tjetër gjyqësor apo administrativ.

Marrëveshja parashikon që palët do të bëjnë më të mirën që t’i publikojnë të gjitha ligjet, rregulloret, politikat, procedurat, që mund të ndikojnë në investimet e investitorëve të palëve të tjera.

Drilona Likaj
Eurofast Tirana Office
E. drilona.likaj@eurofast.eu
T. + 355 (0) 42 248 548

Please read our DISCLAIMER

Related posts: